StatPress

Vizita sot: 513
Lajme AlbEmigrant.com

______________________ _______________________

Faik Bèj Konica mbi “Muhaxhirët”!

faik-bej-konica-mendime-te-vogla-muhaxhiret.jpg

(Klikò mbi figurat per te lexuar tekstin origjinal te faqes se skanarizuar te revistes Albania)

Ketu ma poshte mund te lexojme nji shkrim te vogel te Faik Bèj Konices të shkruem nr.8 faqe 121 të

Revistes “Albania” që publikohej në Bruksel në vitin 1901.


Ai shkrim ka titullin “MENDIME TE VOGLA” ku flet mbi “Muhaxhiret” .
Bashkangjitun transkriptimi ne gjuhen e sotme shqipe dhe nji fotokopja e ketij shkrimi:

faik-bej-konica-mendime-te-vogla-muhaxhirt.jpgMuhaxhirët!
E THASHE edhe tjater herë: per mua, fara me e ndyrë e Shqiperisë janë muhaxhirët.
Muhaxhirë u thomi atyre muhamedanve që, duke lënë vendin e tyre, erthnë të zënë vent në Shqipëri. Ka muhaxhirë nga Bosnja, nga Serbia, edhe disa Shqipëtarë nga Podgorica edhe nga Ulqini.
Të qè se këta Shqiptarë të kishin ardhur ndër né per mall te Shqipërisë, fort bukur. Po jo! Ata erthnë se i mori malli i minareve. Shqipërinë e shesin per një pesëshe, e veç nukë duan të rrojnë nënë “kaaurrin”.
Se të kishin ardhur per mall të Shqipërisë, duhej t’ishin kombëtarë të nxehtë e miq të parë me né që luftojmë kunder të gjithve per të mbajtur lart flamurin e kombësisë. Po, jo! Ata vijnë të bëhen spijunë të Qeverisë. Tradhëtojnë, hedhin në burg Shqipëtarë, tallen me vendin tonë. Edhe bukën tonë hanë, edhe na lëshojnë….balten e tyre permi mesalle!
Të kishin pakë ment Shqipëtarët, nukë këmbejnë as një fjalë me këta zgjebët. Të mos ish kombi shqipëtarë një komb i poshter e i ndyrë, i dergojin muhaxhirët n’Anadoll, me një shkelm prapa!

Faik Bèj Konitza
…………………………….
Skanerzoi dhe transkriptoi ne gjuhen e sotme Paul Tedeschini, me 01.03.2008

Ndaje me miqtë/Ruaje

1 comment to Faik Bèj Konica mbi “Muhaxhirët”!

  • shqipo

    I lumte atij qe na e ka sjell kete shkrim ketu. Ky shkrim eshte aktual sot pas afro 100 vjetesh. Muhaxhiret i kemi sot neper kembe ngado. Shikoni se dhe ne kete blog nuk mungojne ata. Poshte muhaxhiret. Rrofte shqiperia dhe shqiptaret kudo qe jane.
    Shqipo

You must be logged in to post a comment.