Ne foto: Rrezimi i Murit te Berlinit nga rinia gjermane

|
||||||
|
Ne foto: Rrezimi i Murit te Berlinit nga rinia gjermane Shkrimin e pregatiti zotni Lek Pervizi
Ne kohën e diktaturës, Lasgushi nuk pranoi t’i konformohej me gjithe joshjet e ofertat. Fishta, u anatemue, u çvarros e veprat iu ndaluen.. Azdreni kishte vdekur. Koliqi i arratisun politik jashte shtetit i deklaruem anmik e tradhëtar. Ky fati i këtyne katër poetëve shqiptarë. Ky vit na paraqitet me dy përvjetorët e dy figurava ma të mëdha shqiptare të shekullit XX, njera, Nanë Tereza, për veprimtarinë humanitare e fetare, për te cilat fitoi famë botnore dhe i dha Kombit shqiptar krenari e nder, së cilës i kremtohet 100 vjetori i ditlidjës, dhe tjetra, Gjergj Fishta, poeti ynë kombëtar, në 70 vjetorin e vdekjës. Në Këtë shkrim do t’ia kushtojmë Gjegj Fishtës. Ma shume se kushdo këtë pervjetor e ndjejne ata që nën diktaturën komuniste pësuen denimet ma të randa, si pushkatimet, burgosjet e internimet. Ndërsa ai vetë Poeti i Madh, ndonse eshtnat i prehëshin në banesën e fundit në tokë, do të pësonte një dënimin ma makaber, atë të heqjës së eshtnave të shenjta dhe hedhjës së tyne në lumin Drin. Paskej qenë thanë se të dy Gjergjat e Mëdhej, ai i shpatës edhe ai i penës të pësonin të njejtin dhunim të vorrit, nga hordhitë barbare të shekujve të ndryshëm por të huqëve e sjelljeve antinjërzore dhe antishqiptare të përbashkëta. Gjergj Fishtën, që simbolizone letërsinë shqiptare, si një poet i rangut botnor, me poemën kryevepër e poezisë epiko-heroike shqiptare, « Lahuta e Malcisë », per t’i ba qejfin motrës Jugosllavi, qeveria bolshevike staliniane e Tiranës do ta bante kurban në altarin e komunizmit pansllav, ku si idhuj qëndronin tre tiranët gjakatarë, Stalin bashkë me Titon dhe Enverin. Vazhdo leximin e shkrimit VITI 2010 – 70 vjetori i vdekjës së GJERGJ FISHTES
Universiteti i Bolonjes ka origjine shume te vjeter dhe per kete arsye ai konsiderohet universiteti i pare i botes Prendimore. Historia e ketij universiteti nderthuret me ate te personazheve te mdhaj qe punuen ne fushen e shkencave dhe te letersise dhe asht nji referim i pamohueshem ne panoramen e kultures europiane. Si date e lindjes se Universitetit te Bolonjes asht fiksue viti 1088, dmth 922 vite ma pare, date e percaktueme nga nji grup historianesh te kryesuem nga Giosuè Carducci (1835 –1907 – çmim nobel per letersi). Ne fakt Institucioni, qe neve sot quejme “Universitet”, filloi te marri forme ne Bologna andej nga fillimi i shekullit te XI kur specialistet e gramatikes, te retorikes dhe te logjikes filluen ti dedikohen edhe te “Drejtes Ligjore”. Nder studiuesit e pare kan qene Pepone dhe Irnerio. Irnerio (1060-1130) ka qene nji mesim-dhenes specialist ne matematike, gjeometri, astronomi, gramatike, retorike, dialektike, dhe muzike. Ai konsiderohet si i pari qe te “Drejten Romake” ia ka pershtate Kultures Prendimore, nderkaq qe ne Bolonga kishin ardhe disa pergamena te Ligjve te Perandorit Justinian. Vazhdo leximin e shkrimit Universiteti i Bolonjes dhe partizanët me gjysëm opinge
Ankara, me 4 shkurt 2010 Simbas Agjensise turke “Adnkronos/Aki” nji vajze eshte futur e gjalle ne dhè sepse kishte miqesi te ngushte me disa djem. Kjo ka ndodhe ne fshatin Kahta te provinces turke Adiyaman ne juglindje te vendit. Kufoma e vajzes, shkruen agjensia “Anadolu”, eshte gjetur nga policia ne pozicionin ndenjur dhe me duar te lidhura ne nji thedhesi prej dy metrash te germuar ne kopshtin e vet te familjes, i rrethuar nga nji gardh pulash. Policia e gjeti trupin ne saje te nji sinjalizimi, 40 dit mbas denuncimit te zhdukjes se vajzes, e cila identifikohet me emrin Meline Memi. Simbas kesaje agjensie trupi i vajzes u gjet ne muejin dhjetor 2009, por vetem keto dit sektori shkencor i policise ka perfunduar autopsine duke arrite ne konkluzionin qe vajza eshte varrose e gjalle, ashtu siç ishin edhe shejat e dheut te gjetur ne thonjt e vajzes si dhe ne stomakun e saje. Autopsia eshte bere ne spitalin Turgut Ozal ne Malatya. Vazhdo leximin e shkrimit Një vajzë turke futet e gjallë në dhè nga i jati dhe gjyshi
Vitet 1330-1479 në Shkodër kishin statutet e tyre, ligjet që iu rregullonin jetën. Të quajtura si një monument i vërtetë i Shqipërisë mesjetare, teksti më i vjetër ligjor, produkt në territorin e Shqipërisë, këto ligje mesjetare akoma na habisin me “aktualitetin” që i karakterizon. Sipas historianit Pëllumb Xhufi, Statutet trajtojnë probleme e shqetësime që mbeten të tilla edhe sot pas 7 shekujsh. Në këtë kuptim, Statutet e Shkodrës përfaqësojnë jo vetëm një fakt shkencor e kulturor, por edhe një moment të jashtëzakonshëm edukativ. Sipas tij, ne kemi prova të qarta nga shekujt XII-XIII për ekzistencën e gjykatave dhe për ekzistencën e një kulture juridike në Shqipëri, veçanërisht në qytete, ndërkohë që përtej qyteteve fillonte mbretëria e së drejtës zakonore. Më tej, në një intervistë për gazetën Xhufi tregon rëndësinë e këtyre Statuteve, vlerat që mbart dhe përmbajtjen e tyre. Vazhdo leximin e shkrimit Pellumb Xhufi: Ju rrëfej statutet e Shkodrës të vitit 1330
Për 100-vjetorin e lindjes Instituti i Historisë kishte premtuar botimin e plotë të studimeve historike Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Instituti i Historisë organizojnë 100-vjetorin e lindjes së historianit Injac Zamputti, më 12 shkurt, ora 12.00 në sallën e Akademisë së Shkencave. Për Injac Zamputtin dhe për fillesat e shkrimit të gjuhës shqipe flet prof. dr. Seit Mancaku. Ai ka kontribut në fushë të etimologjisë, ishte njohës i literaturës kishtare dhe i dokumentacionit të autorëve të vjetër të shqipes Buzuku, Bardhi, Budi, Bogdani. Mancaku i ka njohur tashmë këtij historiani, meritën e mbrojtjes së një teze re për vendin që i duhej dhënë “Mesharit” të Gjon Buzukut. Një ndër punimet e tij të para në këtë fushë, është zbërthimi i alfabetit të dorëshkrimit të quajtur “Anonimi i Elbasanit”, transkriptimi e komentimi i tij. Për kontributin në ndriçimin e historisë së Shqipërisë të shekujve XVI-XVII flet historiani Pëllumb Xhufi kurse Luan Malltezi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar referon për punën e madhe në fushën e dokumentacionit për historinë mesjetare të shqiptarëve.
Dom Dr. Lush Gjergji, studiues e biograf i Nënë Terezës Vazhdo leximin e shkrimit Gjon Frani Ivezaj: E Lumja Nënë Tereza, simbol i mirësisë njerëzore
Në historinë e popullit shqiptar dhe në veçanti të trevës me emër të njohur për figura të shquara të atdhedashurisë ndër shekuj në Lugu të Drinit, spikasin bijtë më të shquar, që lanë gjurmë të pashlyera në analet e përgjakura të historisë për trinomin: liri, demokraci dhe përparim të Atdheut tonë. Këtë vit mbushën 62 vjet nga kalimi në amshim, i luftëtarit të vendosur për liri të popullit të vet nga netët e gjata të sketerrës së kolonizatorëve serbë, ideologjisë së keqe komuniste, që gjithnjë u munduan ta fusin në pranga popullin martir të Dardanisë. Por si gjithnjë, kjo tokë e plleshme me trima dhe martirë, ka nxjerrë nga gjiri i vet bijtë e denjë, që e mbrojtën Kosovën në ditët më të vështira. I tillë është burri fisnik Ndue Jaku (1896-1948), njeriu i urtë e i matur, kuvendari i besës dhe burrërisë, mikpritjes dhe nderës tradicionale karakteristike të Kullës së famshme të Jakajve në Ranoc të Komunës së Klinës. Tek shfleton sot mbas shumë dekadave kujtesën e freskët të popullit shqiptar, të bie në sy menjëherë historia e burrave të kombit, që sot janë krenaria dhe nderi ynë, duke na bërë krenarë, që jemi pasardhës të kësaj historie të lavdishme, të shkruar me grykën e pushkës nga trima të pamposhtuar, që nxorri Lugu i Drinit. Tek dëgjon sot nga më të moshuarit ose pjesëtarë të Derës së Kullës së Jakajve ngjarje dhe episode historike, e posaçërisht nga djali i Ndue Jakut, aktivisti i palodhur i komunitetit shqiptaro-amerikanë z. Tomë Jaku (që jeton prej disa dekadash në New York), menjëherë pushtohesh nga emocionet e kohëve të shkuara, që nuk i kam jetuar, por me shumë endje kam qenë i prirur t’i mësoj, sepse aty është vetë historia dhe krenaria e trevave tona. Kudo do të shohim se Ndue Jaku, është personazhi kryesor i ngjarjeve të rëndësishme historike, duke qenë një patriot i përkushtuar i çështjes kombëtare dhe Kosovës në veçanti. Aty ku ishin prijësit dhe komandantët e 55 çetave nacionaliste të Kosovës, ishte edhe pushka e ngrehur për liri dhe pavarësi e luftëtarit Ndue Jaku, që ishte krahu i djathtë i Luanit të Kosovës, komandantit kundërkominist e kundërsllav Ndue Përlleshi, Prof. Ymer Berishës, Marie Shllakut, Zef Gjidoda, Uk e Shaban Sadik Ramë Gjurgjevikut, Qazim Bajraktarit, Ndrec Nikollës, Pjetër Jakut (vëllai i Ndue Jakut), Zef Sokoli me të birin Markun, Shaban Demës dhe shumë e shumë burra të tjerë martirë, të flijuar dhe të gjallë nga Lugu i Drinit., që vepruan në Kosovë e Shqipëri. Vazhdo leximin e shkrimit Tom Mrijaj: Një qiri drite në përkujtim të atdhetarit të devotshëm Ndue Jaku (1896-1948) E ardhmja është e brezit të ri , është e fëmijve tanë . Ngrohja globale konsiderohet sot si një krizë globale e pashembullt , dhe e pa ndëgjuar ndonjeherë .
Refleksione rreth librit të Dr. Pjetër Pepës: “DOSJA E DIKTATURËS” (“The Criminal File Of Albania’s Comunist Dictator”), Ribotim i plotësuar me dokumente të reja, Tiranë, 2009 Nga Klajd Kapinova, New York “Kur një shkrimtar e qortuan, se kishte marrë një skenë nga tragjedia e dikujt, ai u përgjigj: Ishte një vajzë, që e largova nga shoqëria e keqe, për t’a dërguar tek një më e mirë. Mora dhe unë dëshmi e fakte, deklarata e këshilla, mendime e thënie proverbiale, nga dijetarë e profetë, filozofë e martirë e si lule të bukura i grumbullova dhe i thura në kete “kurore”, që si këngë e mjelmës, vepër e parë dhe e fundit, ia kushtova dhëmbjes shqiptare.” Dr. Pjetër Pepa Vazhdo leximin e shkrimit Atë që nuk e bënë të huajt e bënë barbarët tanë
Max Bruch është kompozitor dhe dirigjent gjerman . Ai kompozoi mbi 200 punime muzikore në të cilat bejnë pjesë Violine Koncerti No. 1 në Sol minor op. 26 si dhe Scottish Fantasy per violinë dhe orkester .
Ketu ne vijim po publikojme 7 fotokopjet e tekstit te plote te Pergjigjes se Arkivit te Ministrise se Rendit Publik Tirane, te Vendimit te Gjykates, te kerkeses Ankimore Kunder Vendimit te Gjygjit rreth dosjes se denimit me pushkatim te “dom Mikel Beltojës” ose si quhej ndryshe ne regjistrimin e Zyres Gjendjes Civile “Hil Gjergj Gjoni”. Per sigurimin e ketij materjali asht kujdese BROZ SIMONI, te cilin redaksia e gazetes e falnderon.
Lek Pervizi: Romani i Kadares “E Penguara” = “I Papenguari”, Requiem per I.K.
Pergjigje figurative Zotit Ismail Kadaré nga vajzat e internuara qe ne kampin e Tepelenes perdoreshin si kafshe pune, duke transportuar dru e te tjera materiale të rënda me kilometra te tana neper malet e Tepelenes, nga mengjesi në mbramje vonë. E pastaj gjithe jeten ne pune te detyrueshme, e jo ne sallat e shkollave, as duke u cfilitur pas nje lloj shkrimtari derdimen komunist. Ne librin « E Penguara » Requiem per Linda B., ai tallet me fatin e ketyre vajzave duke i perfaqesuar me nje çuperline nga blloku qe perfundon keq e ma keq per mungese te kotaktit seksual me idhullin e saj, nje shkrimtar i madh komunist (si duket vete I.K) qe jeton mes te mirave në Tirane ku ajo e paskej te ndaluar te shkelë me kembe. E ky ishte denimi me i madh sipas vetë I.K.. Po ju pergjigjem, me kompetencen jetesore qe me kane dhene 45 vjet burgje e kampe internimi te diktatures komuniste ne Shqiperi, ku pothuajse kam lindure ku kam kaluar gjithe rinine e jeten time deri ne pleqeri. Vazhdo leximin e shkrimit Lek Pervizi: Pergjigje figurative Zotit Ismail Kadaré nga vajzat e internuara në kampin e Tepelenes Pershendetje miq te nderuar!
Ju lutemi te na njoftoni per ndonji informacion ne adresen: Mia figlia di 13 anni, Ashley Flores, è scomparsa da due settimane. Chiedo a tutti, supplico tutti, per favore, di far girare il più possibile questa immagine. Vazhdo leximin e shkrimit Vajza ime eshte 13 veçe Ashley Flores, eshte zhdukur prej dy javesh
Edhe gazetari islamik nga Shqiperia Kastriot Myftaraj po ashtu ka mohuar shfarosjen ne mase te hebrejve nga diktatura naziste gjate luftes se dyte botrore, duke e quajtur “.. të ashtuquajturit Holokaust …” ne titullin e shkrimit te tij me titull “Dita perkujtimore e 27 janarit si ditë të përkujtimit të të ashtuquajturit Holokaust” , te publikuar ne Gazeta SOT , diten e enjte, 28 Janar 2010 00:00. (Me poshte jepen pese fotografi nga kampi nazist ne Auschwitz – Poloni : Hyrja ne kamp, hyrja ne kampanonet qendrimit te burgosurve, kampanonet e djegies me gazi, rrethimet me tel-gjemba, furrat e djegies) Vazhdo leximin e shkrimit Kastriot Myftaraj si Mahmut Ahmadinexhadi Nga Sami IslamiNë Këshillin e Sigurimit,Në më të madhin „mexhlis“Rezoluta 1244, këto ditë,Sërish u „kakaris“!Vazhdo leximin e shkrimit „KAKARISJET“ E TADIQIT |
||||||
|
Copyright © 2010 KosovA tek AlbEmigrant - All Rights Reserved - Të gjitha të drejtat të rezervuara |
||||||
Komentet Më të Fundit