StatPress

Vizita sot: 325
Lajme AlbEmigrant.com

______________________ _______________________

Xhenc Bezhi: BEKIM FEHMIUT

Katallanët  në shpellë

sirenat në det

të hutuan

rrugën e kthimit

ta mbyllën

barkën ta minuan

odiseja i ri

një pyetje mbeti  var

sytë e tu plote jetë

Xhenc Bezhi: Thurë e pa thurë (Poezi)

Thurëm e thurëm
Oborrin që na ra
gardh kurore
nga rruga

nga lama një gur
veç murriza

Xhenc Bezhi: PER CA ARRA

Gjahtarët e majmunëve

vrimat e druve

i mbushin me arra

ata vijnë fluturimthi

me qime  të zeza

me qime  të bardha

Xhenc Bezhi: TINGELLIME

Luli i vocërr
pranë kioskut të lotos
pret për ta murosur
të djeshmen në kohë.

Xhenc Bezhi: FUNDOSJA

Xhenc Bezhi

Po e bëre hapin

përpara me kohën

le të ecë

edhe në të rrëshqittë

dheu ndër këmbë

hapi  tjetër mos të ngec

Xhenc Bezhi: Dërrasa e mangët

Xhenc Bezhi

Nuk bëhet ura

Se s´bien në razi

Do burra

Për një dërrasë

Të mangët

.

Xhenc Bezhi: Letër Migjenit

I dashtun Migjen
si na ke lanë jemi
me buzët shkrumb
pa ndryshua shumë

Xhenc Bezhi: ZJARRI I NDARË

Dy vëllezër

në një shtëpi

me dy hyrje

e një zjarr

të ndarë

Nga të tjerët të sharë

Barinjtë n´fshatin e ri

Xhenc Bezhi:

Sa herë ju përvesha punës

Ne faqet e historisë

Lëvizin datat

Ndërronin vend

Heronj e dëshmitarë

Ballist e  komunist

Konvertoheshin në demokrat

XHENC BEZHI: “KULMI”

Hapa shtigje

E rrugë me besë

S´di a gabova

Kur  s´pata biba e bibanë

Bukë kripë e zemër

Tryezën shtrova

Fanar në errësirë

Xhenc Bezhi:

Sa herë gënjente

i rritej hunda

pinokut

ju

ju rritet:

mendja, barku,

pasuria ,oreksi

e nxihet faqja.

Po hunda

s`ju rritet,

politikanet e shekullit tanë;

për shumë mot festa !!

Xhenc Bezhi: POEMË MËRGIMI

Kush prej hallit kush prej lakmisë
Ja kem kthye kurrizin shpisë
E ja shtuam një gajle vetit
Morëm rrugët e kurbetit

Veç të dalim njëherë jashtë
Se krejt punët do bëhen mirë
Tu mendua se qumësht e mjaltë
Do të kem për darkë e sillë

Por mërgimi s´ ishte lojë
Ku shkojnë njerëzit me shëtitë
Siç e shohin do nga larg
Humb [...]

Xhenc Bezhi: NENAVE GJAKOVARE (poezi)

(Ne foto autori poezise Xhenc Bezhi)

Me se një dekade
Gurrat e ballit tuaj
Nuk shteruan

Me se një dekade
Shpresë-shterur
Pritja

Vendet bosh
Rreth tryezës

Me se një dekade
Zëri juaj shesheve
Ne vesh te shurdhër