StatPress

Vizita sot: 513
Lajme AlbEmigrant.com

______________________ _______________________

NDALU PAK, TI PLESHT GAZETASH Mehmet (Kraja) Dragoviq

Nga Abdullah Zemeli

Reagim ndaj shkrimit skandaloz ?Libri, mision i pamundur?, të spekulantit Mehmet Dragoviq (Kraja), botuar në kolumnen ?Diskurs kulturor? të shtojcës për kulturë në të përditshmen ?Koha ditore? më 19 maj 2007, faqe 42.

E nderuara redaksi e gazetës sime shumë të dashur, ?Koha ditore?!

Ka një kohë të gjatë që gazetën time më të dashur, që më dha shpresë për ta besuar informimin e lirë, të drejtë dhe të shpejtë, kur në Kosovë mbretëronte errësira mesjetare dhe pseudointelektualiste e njerëzve të cilëve u takon(te) edhe artikullshkruesi juaj, për të cilin do të bëj fjalë në rreshtat në vijim, por që është pikërisht ky njeri (a thua është vërtet njeri?!) Mehmet Dragoviq, që më përdhosi katërcipërisht respektin që kam për Ju dhe informimin që servirini me pandehmat e këtij spekulanti, i cili me asgjë nuk do të duhej të identifikonte emrin dhe prestigjin tuaj!

Kam pasur tentativa edhe më parë të reagoj ndaj pikëpamjeve çoroditëse të këtij pleshti gazetash (le të më falë për këtë Kasëm Trebeshina, sepse epitetin po e huazoj nga libri i tij i sapodalë ?Këngë për Kosovën? dhe poezisë ?Pleshti i gazetave? kushtuar Mehmet Krajës, fq. 37), por atëbotë z. Veton Surroi, të cilin e respektoj tej mase, por që bëri shkelje të të drejtës sime për të reaguar dhe nuk e botoi shkrimin, ndaj Dragoviqi mori një vrull çnjerëzor dhe shan e jargavitet për gjithë ç?është e lidhur me dhe për librin, panairet, festa këto më të jashtëzakonshmet për librin, saqë njeriu nuk ka sesi të pyetet: kujt i shërben ky njeri (a thua është vërtet njeri?!) mediokër dhe spekulant katërcipërisht?!

Shkrimtari malazias me prejardhje shqiptare, Mehmet Dragoviq (Kraja), ardhur këtu e tridhjetë e pesë vjet më parë në Kosovë pikërisht me këtë mbiemër, DRAGOVIQ, por që e ndërroi si ujku qimen, mori shkollë, mori edhe një kosovare, krijoi familje, u fut pa radhë në të përditshmen ?Rilindja?, shpejt e shpejt u bë gazetar e redaktor kulture, i mori banesën Jusuf Gërvallës për të gjallë dhe për të vdekur, duke ia hedhur plaçkat për dyer e dritare, më vonë edhe Mensur Raifit, në banesën e të cilit është edhe sot e gjithë ditën. Por jo vetëm kaq, kritikoi kë deshi (i kujtojmë lexuesit, bie fjala, kritikat çnjerëzore drejtuar familjes më patriotike shqiptare MEKULI), nga botuesi i vetëm asokohe ?Rilindja? e deri tek objektiva të tjerë që i caktonin punëdhënësit (nga e kishte prejardhjen), por edhe nga mori mësime si ushtar i devotshëm, një kos-ist i përbetuar.

Por, të shkojmë më tutje!

Dragoviqi kishte dhe ka ambicie për t?u bërë alamet shkrimtari, anipse një koleg i tij, cimer i studimeve (me iniciale B.M. ? emrin e plotë s?po e lakoj, por mund t?ia bëj të ditur redaksisë! ? vër. imja, AZ) ia kishte zbuluar ?laboratorin? krijues, duke vjedhur ide e shprehje nga më të ndryshmet në librat e kolosëve botërorë hapur gjithandej tavolinës e shtratit të dhomës konviktore. Tregimet ?Dritat e mesnatës?, romaneve ?Gjurmë në trotuar?, ?Portali i perëndive të fyera? etj., janë vjedhje ordinere, mani kjo që bartet nga libri në libër, saqë habitem sesi kritika nuk e zhveshi nga vjedhjet dhe epigonizmat monstruoze të këtij kalemxhiu! Për këtë lexuesi juaj do të mësojë nga një libër që kam në përgatitje, por t?i kthehemi çështjes.

Në shkrimin e së shtunes së kaluar ky kalemxhi thotë:

?… Lidhja (duhet Shoqata ? AZ) e Botuesve të Kosovës, e cila ka marrë përsipër organizimin e panairit të librit që nga lufta e prapa, është një emërtim i keqpërdorur nga disa individë, të cilët as bëjnë zgjedhje dhe as nuk e gjen dot një botues tamam, atëherë si mund të bëhet funksionale një shoqatë (më lart e kishte Lidhje – sic!) botuesish??

Kë gënjen ky lahper letrash shqipe?

Shoqatën, më falni për mungesë modestie, e kam formuar unë bashkë me 7-8 botues të tjerë (N. Rrahmani, E. Basha, D. Demaku, B. Shatri, M. Lepaja, etj.), duke e regjistruar asokohe në UNMIK si OJQ, me konto e përgjegjësi të tjera, ndaj nuk qëndron gënjeshtra dhe marifeti i këtij skeleti letrash malaziase me prejardhje shqiptare, Mehmet Dragoviq!

Mehmet Dragoviq, jua them hapur, s?keni haber për ç?flisni, por ju e kryeni punën e punëdhënësve jashtë ?Kohës ditore?, duke qenë një major SHIK-u, duke qenë një përkthyes i besuar dhe i devotshëm në tratativat Arkan-Gazidede kur bëje pallën e sefasë në mes të Tiranës, derisa, ne, botuesit e frymorët në Kosovë digjeshim e torturoheshim mëngjes e mbrëmje, mesditë e mesnatë! Dhimbjet tona ty nuk të dhëmbin or, plesht pleshti!

Por, i besueshmi Dragoviq, i instaluar kokë e këmbë në zyrën e Republikës së asokohshme të Kosovës në Tiranë, do të bëjë edhe punë të tjera të fëlliqura me kolegun maqedon me prejardhje shqiptare, Ali Cërnin – Ali Aliun. Keqpërdorimet tuaja kalojnë 7-800 mijë marka gjermane me viza e marifete të tjera shitur nevojtarëve pa plang e prokopi. Po morali juaj është edhe më i pështirë. Dy-tri vjet është vërtitur në Tiranë dëshmori e martiri i Kosovës, komandanti legjendar Adem Jashari, dhe ti, pikërisht TI, Mehmet Dragoviq, por edhe Ali Aliu, nuk i dhatë dokumentat e duhur për të shtrirë veprimtarinë e tij në diasporë. Adem Jashari sot do të ishte gjallë! Së këndejmi, ju e dënuat bashkë me punëdhënësit tuaj, siç pretendoni të dënoni gjithçka që është pozitive, e mirë, në fushën e librit që e bëjmë unë bashkë me shokë, dhe shkelni pa fije turpi në kallon më pozitive që ka kultura shqiptare!

Ti tregohesh aq naiv e halabak, z. Dragoviq, sa nuk shfleton arkivin ku punon. Të këshilloj t?ia kushtosh dy-tre minuta dhe do të shohësh se janë botuesit e Kosovës (edhe unë, pa modesti) që formuan Shoqatën e Botuesve Shqiptarë në Frankfurt më 4 tetor 1996. Janë dokumentat origjinale që i disponoj, nënshkruar nga Toçi, Hudhri, Ymeri, Çabej e të tjerë, që atëbotë s?kishin haber ç?është një shoqatë, një panair (nisma jonë solli panairin e parë në Tiranë) e kështu me radhë.

Por, ne ishim dhe jemi jetimë (titull i një interviste që i kam dhënë ?Kohës ditore? kur ti bëje pallën e sefasë në Tiranë dhe u shërbeje spiunazheve e marifeteve të tjera qindramijëra markash) ndërsa prapë të lutem harxhoji edhe 3-4 minuta në dokumentacionin ku ti merr rrogë (dhe u shërben të tjerëve), ndaj do ta kuptosh se jo që nuk jemi përkrahur as përkrahemi si botues, si organizatorë, etj., por me punën tonë, me djersën tonë, me sukseset që do t?i lakmonte çdo shoqëri e kulturë e qytetëruar, sikur ua zëmë rrugën tipave manieristë si ti, or i pafytyrë!

Se je trap fare, po citoj edhe diçka nga shkrimi yt bërllok lidhur me panairin e fundit dhe botuesit fin kosovarë:

?Në vend që të jetë vërtet festë e librit, siç pretendojnë organizatorët, ai (panairi… ? AZ) është kthyer në objekt refuzimi nga komuniteti i shkrimtarëve, nga komuniteti kulturor dhe nga vetë botuesit, qofshin ata të Kosovës apo të Shqipërisë.?

Këtë mund ta thotë vetëm një monstër aliene, që i duhet të vijë pas nja dy mijë vjetësh në planetin Tokë, në shtetin Kosovë (atëbotë do vdesin punëdhënësit e tu dhe Kosova mbase do bëhet shtet!) kështu që një gënjeshtër e tillë është jashtë çdo realiteti.

Ore fiq Dragoviq, jua them me argumenta, se ti ndryshe nuk merr vesh:

Panairi i 9-të kishte numrin më të madh (mbi 120!) të ekspozuesve se sa asnjë panair tjetër, qoftë ai i Tiranës, i Shkupit, i Ulqinit a i Podgoricës ose të tetë të mëparshmit të Prishtinës, kishte shitje enorme, me mbi gjysmë milioni eurosh, mbi 200.000 libra (!), kishte mbi 50 përurime librash (!) si asnjë panairi tjetër shqiptar, kishte mbi 50.000 vizitorë, kishte shkrimtarë sa asnjëherë tjetër dhe nga të gjitha trevat shqiptare (Gjirokastër, Pogradec, Tiranë, Shkup, Shkodër, Tuz, Preshevë, Bukuresht, Cyrih, Frankfurt e Paris…), kishte ambiente nga më të ngrohtat që mund t?i ketë një panair, sepse kam mësuar e frekuentuar disa të tillë para se të mësoj zanatin e organizatorit: Frankfurt (nja 12-13 herë), Bruksel e Gjenevë (disa herë), Paris, Lubjanë, Zagreb e kështu me radhë…

Pra ti gënjen, or gënjeshtar ordiner, z. Fiq Dragoviq!

Por vazhdo të gënjesh, siç e thamë edhe më lart:

?… në Kosovë nuk e gjen dot një botues tamam…?

Do të dëshiroja, vërtet do të dëshiroja, sinqerisht të dija ç?do të thotë sipas Dragoviqit ?botues tamam?.

Botuesit nuk janë rroba që duhet provuar, as çorape që duhen mbathur, as këpucë që duhet shkelur baltë e borë, pluhur e asfalt që të jenë tamam sipas kutit të Dragoviqit.

Botuesit në të gjithë botën janë botues. Botojnë libra! Vetëm ?Buzuku?, e them pa modesti, brenda dy panaireve ka botuar 50 tituj! Pesëdhjetë! Pesë dhjetëshe. Pa ndihmën as të qeverisë, as të ministrisë… por me djersën, dijen dhe kulturën e mësuar në shkollë, në shoqëri, në panaire, në botën e qytetëruar!

Kur çuni Dragoviq ka ardhur në Kosovë para më se tri dekada e gjysmë, asokohe unë i kam shërbyer librit në ?Rilindje?, siç i shërbej edhe sot e shtatëmbëdhjetë vjet, në ?Buzuku? (botuesi i parë i pavarur shqiptar, s?ka nevojë të jem modest me djallin prej njeriu Dragoviq!) dhe siç i shërbejnë fëmijët e mi kudo që japin kontributin e tyre, madje njëri prej tyre e ka stolisur mrekullisht monografinë e gazetës ku Dragoviqi shan e jargavitet, në dhjetëvjetorin e punës. Por, miopit Dragoviq i ka mbetur luga në pilaf, nuk sheh gjë prej gjëje. Zi! Zi! Zi! Dhe Gënjen. Gënjen. Gënjen.

Për PEN-in, ku aderon Dragoviqi, tek miku i tij Çapriqi (po ashtu shkrimtar malazias me prejardhje shqiptare!), për stafin që s?ka lidhje me organizma të tillë askund në botë, me asnjë të burgosur politikë, por vetëm me të tanishëm dhe ish-aparatçikë ? një herë tjetër.

Urimet më të sinqerta e nderuara ?Koha ditore?, por jazëk për hapësirën që i jepni këtij pizevengu të letrave shqipe, këtij JUDE e DJALLI që mohon e proteston, pa asnjë të drejtë elementare, këtij PLESHTI e maniaku të letrave shqipe.

Këtë herë kaq, dhe, shpresoj ta botoni këtë reagim timin. Ndryshe do të kërkoj me rrugë ligjore botimin, ndërsa pas ditës së shtune, në qoftë se nuk e botoni, do ta shkarkoj në mbi dy mijë adresa elektronike anembanë botës!

Me respekt, juaji

Abdullah Zeneli

Koordintar i të gjitha panaireve të librit të Prishtinës, botues i ?Buzukut?

Ndaje me miqtë/Ruaje

You must be logged in to post a comment.