Një debat krejt i pazakontë dhe aspak i dobishëm për proceset në Kosovë, veçanërisht për perspektivat e së ardhmes, mbetet debati dhe mëdyshja e ndezur këto ditë, lidhur me pjesëmarrjen apo jo të delegacionit të Kosovës, në Konferencës e organizatës së shteteve Islamike, në Islamabad. Vetë parashenja, parashtesa dhe përmasa semantike, krejt e dyshimtë e kësaj organizate, dilemat që ngërthen në vete kjo organizatë në botën perëndimore, parashenja religjioze si sinonim i simbolizmit politikë dhe “vlerës” politike që mbart në vete, në kontekstin kosovar, duhet të kuptohen si indikacione të fuqishëm dhe të mjaftueshme, se Kosova, jo që nuk duhet të marr pjesë në këso Konferencash, por në të kundërtën, duhet të qëndroj sa më larg tyre, sepse kauza e Kosovës më së paku ndihmohet me ofrimin e Kosovës me këto vende. Arsyet dhe argumentet janë të shumta, e këto më së miri i din vet anëtarët e Grupit Negociator të Kosovës, sidomos të pasionuarit për të marr pjesë në këtë takim, prej së cilit, Kosova aspak s’do të përfitonte, përkundrazi do të humbte, për të fituar ndokush ndonjë poenë politikë apo edhe biznes të caktuar. Në të kundërtën, çdo shkuarje atyre dhe çdo filtrim me këto shtete, shumica e së cilëve në botën e qytetëruar janë të dyshimta, me qeveri aspak demokratike dhe me përplot elemente fundamentaliste brenda, jep një sinjal aspak të mirë për miqtë perëndimore, pa të cilët, procesi s’do të mund të përfundoj, madje edhe në qoftë se binden, jo kjo organizatë, por edhe pesëdhjetë të tilla, ngase edhe naivët e patetikët më të mëdhenj e kuptojnë se çështja e Kosovës kalon nëpër Uashington, Bruksel, Londër, Paris, Berlin e Romë dhe jo nëpër vende gjysmëdemokratike ose aspak demokratike. Pa përkrahjen ë këtyre qendrave të përmendura, Kosova asnjëherë s’mund ta fitoj Pavarësinë, madje kurën e kurës as s’do të ndihmohej të çlirohej nga shteti serb. Andaj, të shkohet këtu, vetëdijshëm apo jo, domethënë te dilet në antagonizëm të thellë me proklamimet tona, me traditën tonë politike që kemi ndërtuar deri tash, me synimet e përbashkëta me botën perëndimore për të paqtuar rajonin dhe për ta integruar në Familjen e madhe Perëndimore.
Nëse presidenti Fatmir Sejdiu ka shprehur rezerva kundër çdo “nostalgjie” për të marr pjesë dhe për të fituar përkrahjen e këtyre vendeve, apo edhe nëse e ka përdor autoritetin e presidentit, ai i ka bërë nderin më të madh Kosovës, e ka preventu një nismë, e cila mund të përfundonte me pandehmin e Shqipërisë, inkuadrimin në këtë organizatë, fakt ky që shtetit amë i ka sjellur dhe i sjell, edhe sot vështirësi në mëkëmbjen ekonomike, sidomos kur bëhet fjalë për integrimin në botën perëndimore.
Në sfondin e zhvillimeve politike në marrëdhëniet ndërkombëtare, sidomos nëse këtë e kontekstualizojmë në gjendjen kosovare dhe “delikatësinë” e zgjedhjes së këtij problemi, çdo trumbetim i tillë është absurd, madje aq sa degradon edhe vetë përpjekjet e qeverive perëndimore, të diplomacisë amerikane dhe europiane, të cilat kanë marr përsipër zgjedhjen e statusit politikë të Kosovës, natyrisht në favor të kërkesave të shqiptarëve për Pavarësi dhe që bëjnë lobingun duhur për të sendërtuar këtë objektivë dhe për të arritur këtë qëllim.
Këto lëvizje të fundit të Grupit të Unitetit të Kosovës, apo individëve brenda tij, janë një blof i madh dhe nëse i vëmë në analogji edhe me vizitën që patë bërë më herët kryeministri Agim Ceku në Rusi, janë dëshmi e papjekurisë dhe naivitetit politikë të spektrit politikë kosovar; dëshmi e një konflikti për të fituar namë e poenë politikë, në Kosovën e pas statusit kur pritet të ndahet kontributi nga këta burra të shtetit. E kam thënë edhe më herët dhe kjo tashmë po shihet sheshazi, se është më shumë se iluzion të besohet se Agim Ceku mund të ja ndryshoj bindjen Rusisë për Kosovën dhe këtë gjë duhet ta themi, pa asnjë ngarkesë, edhe me rastin e shteteve islamike, të cilat aspak s’do binden nëse Veton Surroi e Lutfi Haziri do të merrnin pjesë apo jo në këtë takim. Me pjesmarrjën ë tyre, këta vetëm do e degradonin imazhin e Kosovës nëpër qarqe perëndimore, sidomos në botën intelektuale e mediatike.
Nëse shihet procesi i Kosovës në suaza me të gjëra dhe në dioptri të gjatë, larg njëmendësisë së tipit ballkanik, euforik e magalomanë, kuptohet se lufta diplomatike mes fuqive të mëdha, sa i përket çështjes së statusit të Kosovës, kaherë ka kaluar nga duart dhe fuqitë e liderëve vendor, të cilët në gjithë këtë proces, më shumë vetëkënaqën e vetëdeklarohen se sa kryejnë punë dhe të shumtën e herave luajnë rol tretësor, mos të themi krejt teknik. E rëndësishme është që ata vetëm të ruajnë dhe sforcojnë partneritetin me miqtë e mëdhenj perëndimore. Sepse ata nuk kanë kaçik, për fat të keq, për të ushtruar ndikim në përceptimet e ndryshme karshi propozim zgjedhjeve për Kosovës, në këtë rast Pakos së ish Presidentit Ahtisari, për Pavarësi të mbikëqyrur për Kosovës.
Andaj, pjesëmarrja e Kosovës në këtë konferencë, i ngjason luftës së Don Kishotit dhe Sanco Pancos me mullinjtë e erës. Kosova s’ka nevojë për Don Kishota, e sidomos më së paku në këtë fazë kaq të ndjeshme; shoqëria kosovare e stërvuajtur dhe e degraduar ka nevojë të përafrohet me gjitha komponentet nga bota perëndimore, në të kundërtën edhe një kohë të gjatë do të sorollatet kështu dhe do të numëron regjistrin e pafundmë të vuajtjeve dhe paperspektivës. Ndërsa rinia kosovare s’do kërkoj rrugë emigrimi nga OIK, por në EU dhe SHBA-të. Kjo është përgjegjësi e kësaj klase politike.
Ndue Ukaj
Marre nga www.gazetashkodra.net 22.05.2007


Recent Comments