Selim Hasanaj
Unë ka dy e ma teper vite që panderpre luftojë kunder nji dukunie fatale e cila para disa viteve fillojë heshtazi, por u shendrrue në institucion vetem per pak muej dhe sot shteti dhe populli norvegjez si të vetmet organizma të minoritetit shqiptarë në Norvegji njofin të ashtuquejtunat BASHKSI ISLAME SHQIPTARE, apo BASHKSI BESIM SHQIPTAR e tjer emna perfid me të cilat i kanë pagzue matrapazet dhe delikventet e ndryshem kriminel shqipfolsish që fatkeqësisht nuk po janë të pakët në Norvegji as gjetiu neper Evropë.
Kamë shkrue kunder kësaj dukunie në gazetat lokale e qendrore norvegjeze, kamë shkrue në veb saida të ndryshem gjithandej dhe per qudi askush nga ata që duhet të alarmohen dhe veprojnë nuk po reagon. Institucionet e shtetit Dardani e Shqipni po heshtin. Po hesht ( per qudi) edhe Norvegjia dhe bile po i financon me para këto krijesa kobzeza jo vetem per neve shqiptaret , por edhe per vetë Norvegjinë .
Në Norvegji në kohen e pushtimit të Dardanisë nga falanga e Millosheviqit , pra në kohen kur atje LDK-ja pat formue sistemin paralel shtetnor me c`rast pat lind edhe LIDHJA E ARSIMTARVE SHQIPTARË ” NAIM FRASHERI” , sikur në shumë shtete të Evropes edhe këtu pat lind dhe ishte mjaft aktive dhe efektive kjo shoqatë dhe edhe në Norvegji patem degen e saj me Kryetar Prof. Tahir Haziri , pastaj antaret; Prof Dr. Gani Banjska ( i ndjeri), Mr. Qatip Haliti etj etj intelektual që veq se punonin me fëmijet e mergimtarve ata edhe kujdeseshin per mbarvajtjen e mesimit plotsue në gjuhen amtare per mergaten shqiptare në Norvegji kudo që kishte fëmi shqiptarë dhe ato vite mergata e jonë ishte mjaftë e shperndarë në këtë shtet të madhë me teritor gjeografik. Sado që ka pas lëshime dhe gabime , unë si prind i tre fëmijve nxanësa në atë kohë i pershendes sot dhe ju jamë mirnjohes pergjithmonë këtyne njerzve shpirtmirë dhe arsimdashes që i vunë bazat e ruejtjes nga shkrimja dhe asimilimi fëmijve tanë.
Kështu ishte kur kishim atdheun e okupuem. Tash kur atdheu u clirue, dhe kur edhe shteti u pranue, po kamë pershtypjen se edhe populli u TRANUE. Po më kujtohet ajo popullorja: i ka qitë sefaja peshë.
Tash në vend se të ndertohen dhe modernizohen shkollat të reja e të vjetra, atje në Dardani ( unë nuk e quej Kosovë) u ndertuen me qindra xhamija. Në vend se të shofim arsimtar e mësues me nxansat e tyne neve shofim mjekrrosh me pantolona të shkurt. Në vend që të ndegjojmë cingrrimat e zileve shkollore per fatosat e vegjel neve panderpre ndegjojmë ulurimat nga majet e minareve!
Dhe se asht shumë e vertetë ajo fjala e popullit. Shef fëmiu i vogël të madhin dhe banë edhe ai si ai.
Kjo qendron sepse pas talibanizimit të ngadalshem por ekstrem të Dardanisë edhe këtu në mergaten tonë në Norvegji ngadal u mbyllen shkollat e mësimit plotësues në gjuhen shqipe, u hapen xhamija dhe në podrumet e tyne u hapen mejtepe ku fëmijet nga mosha e mitun deri në student Universiteti varg e vi shkojnë dhe mësojnë NASIHAT ISLAM.
Këto ditë të muejt të ramazanit xhamija shqiptare e Oslos panderpre asht perplot me nga 1000-2000 veta.
Në taravitë e ramazanit në xhaminë e Sarpsborg-ut të cilen e kamë vetm 600-700 metra larg percdo mbramje vijnë nga 100 e ma teper veta. Dhe fatkeqësia e kësaj asht se si në Oslo si në Sarpsborg kjo turmë asht me vetem 6-7 pleq ndersa të tjeret janë fëmijë dhe rini. Cka po i entuziazmon këta që të shkojnë në taravia?! A duhet Akademia e Shkencave dhe Arteve të merret me këte problem?! Ku janë akademiket shqiptarë?! Cak po i entuziazmon rininë shqiptare që po arabizohet dhe po turqizohet ?! Imazhi i popullit shqiptar në Norvegji asht zero. Dikur këtë imazh e humbnim me veprime kriminale të disa individve ndersa tash me xhamija dhe predikime islame në forma ekstreme, norvegjezet na kanë fut në të njejtin thes me talibanet e afganistanit dhe me turko-kurdo arabet e afro-azisë.
Shqiptarë po ka per ditë e ma pak, ndersa shqipfolsa islamistë perditë e ma shumë. Kjo nuk na sjell lumtuni as fat per brezat që do vinë. Dhasht ZOTI dhe na dalt gjumi dhe kllapia e kobshme.
Selim Hasanaj
Struerveien 3.B
1725 Sarpsborg
Norge
Gazetar i pavarur në gjuhen norvegjeze
Sarpsborg: 31.08.2009
Norvegji


Me prek ne zemer , se ne qfar drejtimi shqipetaret vazhdojn rrugen per ne ardhmeri.
Pse???
Pse ne rend te pare nuk ndertojn shkolla ku kjo eshte temeli edhe mburja e secilit komb ku femija msojn bazat me kruesore te jetes ,ku gjeneratat qe vijn te na bejn te jemi te gjithe te mburem.
Pse marim rrugen e humbjes te identitetit, se kadal kadale jemi duke e humbur ku ne ma shum randsi i kushtojm xhamijave e kafetarijave .