Lexova shkrimin e Kadares te publikuem me 25.08.2009 ne “Frankfurter Rundschau” ( http://www.fr-online.de/in_und_ausland/politik/doku_und_debatte/?em_cnt=1900453& ) me titull:
“Dämonen haben einen leichten Schlaf” ( “Djajtë e kanë gjumin e lehtë“ ).
Me shkoi fille nder mend e gjithe sinusoida e perdredhun e qendrimit te ketij njeriu, i cili me dhuntine natyrore, qe te shkruej bukur, ai din tu pershtatet situatave te ndryshme per te lartesue sa ma shume imazhin e vet ne interese te vet. Kete perdredhje qendrimi ai e ka trashigim nga mesuesi i tij i dashur Enver Hoxha, i cili erdhi ne fuqi nga jugosllavt (te cilet i shau ma vone); mandej u mbajt ne pushtet nga sovjetiket (te cilet i shau ma vone); e mandej nga kinez (te cilet i shau ma vone); e mandej u çmend i mbyllun ne kullen e vet. Duket se tek Kadarè ka influencuar shume ngjashmenia e karaktereve te tyre.
Kadarè i lindun dhe i rritun ne nji ambjent me kulture te kundert me ate europiane, transformohet ne Moske ne nji ateist sllavo-komunist. Mandej, mbas ramjes komunizmit transformohet ne nji “europian i flakte” nepermjet se ciles gjene perkrahjen e kryetarit (socialist) te Akademise se Shkencave franceze. Ne debatin me akademikun kosovar Rexhep Qosen, per te demostrue “europianizmin” e vet, bahet pa nevoje “luftetar” i kristjanizmit europian. Ky debat pati per pasoje qe ne ambjentet kosovare ti ulet shume imazhi i tij dhe keshtu ti ulet shume interesi dhe tregu per botimet e tij. Kjo gja duhej korrigjue per te rikuperue kete treg potencial. Pikrisht nji perpjekje e tille asht edhe shkrimi i ma siperm “Djajtë e kanë gjumin e lehtë“. Fundi fundit Europa ka liri te madhe dhe asaje nuk i “mbetet hatri” se nji shkrimtar-uc shqiptar po e “akuzon” per diskriminim muslimansh.
Po si qendron ne fakt puna e vizave SHENGEN per Ballkanin Prendimor?
Pike ma se pari tham se politiken e mbrendshme te Europes e din ma mire Europa vete, se nji Kadare-uc, qe ndrron qendrim si hana e ramazanit. Kjo qe thashe asht e mjaftueshme dhe ketu un mund te mbylli shkrimin tim.
Me gjithe ate edhe un, nji shqiptar-uc qe nuk e njeh asnjeri, po e jap me hamendje mendimin tim. Tham me hamendje, sepse asnjenin prej nesh “mjerisht”, as presidentin kosovar, as presidentin boshnjak, as presidentin shqiptar, as Kadaren, as ty e as mue nuk na kane pyet ato te Brukselit se si me ia ba per Vizat SHENGEN, se kujt me ia dhane ne Ballkan e kujte jo.
Sidoqofte politika ka ligjet e veta. Politika nuk asht nji “Balance Drejtesie”, por asht nji Balance Forcash pra nji “Balance Interesash”. Europa ia dha mesimin Serbise me bombardimet e saje dhe me arrestimin dhe dergimin e presidentit serb Millosheviq ne gjygjin nderkombetar te Hages, pa shikue kristjane a jo, dhe i mbrojti kosovart dhe bosnjaket pa shikue kristjan a jo. Po qe se Europa do ti gjykonte raportet Serbi-Kosove, apo Serbi-Bosnje simbas kriterit fetare, siç po na e ngren ne shkrimin e vet Kadarè, asht e kjart se anen e kujt do te mbante Europa. Por ne fakt ndodhi e kunderta. E pse? Pikrisht sepse Europa nuk asht ajo qe “europeisti i flakt, por i vone” Kadare po na e paraqet Europen ne shkrimin e tij te dates 25.08.2009 ne “Frankfurter Rundschau”. Parimet e “Mbrojtjes se te Drejtave te Njeriut” Kadarè nuk i mesoi as ne familjen e vet, as ne Mosken komuniste, as nga mesuesi i tij Enver Hoxha, por i mesoi kur shkoi ne moshen 54 vjeçare ne Europe dhe pikrisht kete qe ai e mesoi nga Europa tashti ai po doka me ua mesue europianve !?!
Pose kesaje Bashkimi Europian ne politiken e vet ka parasyshe faktin se Serbia, e cila deri me sot ishte nen influencen e Rusise, duhet qe sa ma shume dhe sa ma pare te ndjehet ma afer Europes se sa Rusise me qellim qe te shkeputet nga influenca e Rusise dhe te perfshihet ne te ardhmen ne Bashkimin Europian. Kaq e zorshme qenka te kuptohet kjo gja ?!?!
Edhe ateisti Kadarè e kupton kete gja, bile e kupton shume ma mire se un e se ti, por shtihet me lot kokodrili se “po ua qane hallin (!?!)” muslimanve bosnjake dhe kosovar per “padrejtesine” dhe “diskriminimin fetar” te muslimanve nga Europa ku ka ma se njizet miljon musliman te ardhun, qe gezojne te gjitha te drejtat si te gjithe te tjert. Psh ne Rome, pikrisht ne Rome, asht xhamija ma e madhe ne te gjithe Europen. Po ashtu edhe ne qindra qytete te mbar Eruropes. Ne qender te Vjenes ka nji qender shqiptare edukimi islam dhe nji xhami shqiptare. E keshtu ka ne Itali dhe ne te gjitha vendet e tjera europiane deri ne Suedi dhe Norvegji. Por asht ajo qe thashe ma nelt se Kadarè don ta rikuperoje imazhin e humbun ne Kosove dhe keshtu te rrisin shitjen e librave atje. Populli jone i mençur thote:
“Nuk asht pune Dinit, por asht pune Mullinit”
Paul Tedeschini, 27.2009 – Itali


Recent Comments