Foto:Pamje nga takimi i sotëm në fshatin Graçanicë të Prishtinës
GRAÇANICË-PRISHTINË, 25 GUSHT 2009-Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Yves de Kermabon, vizitoi zyrën ndërlidhëse me gjykata në Graçanicë, e cila funksionon në kuadër të Divizionit për Integrim Gjyqësor të Departamentit për Qasje në Drejtësi në Ministrinë e Drejtësisë. Kermabon u prit nga zëvendësministri i Drejtësisë,Arsim Janova, nga u.d. drejtorja e Departamentit për Qasje në Drejtësi, Arta Kelmendi dhe nga udhëheqësi i Divizionit për Integrim Gjyqësor, Trifun Jovanoviq. Qëllimi i realizimit të kësaj vizite ishte njohja për së afërmi me punët dhe aktivitetet që kryejnë zyrat ndërlidhëse me gjykatat. Të dyja palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim reciprok në funksion të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.
VushtrriaPress Hajdin ISLAMI


Recent Comments