StatPress

Vizita sot: 328
Lajme AlbEmigrant.com

______________________ _______________________

Flori Bruqi:Jeta dhe vepra:Vlash Fili(1941-Jeton)

vlash_filiVlash Fili ka lindur në Kuçovë më 10 shtator 1941, ku edhe e kreu shkollën e mesme, teknikumin e naftes.
Në vitin 1964 u diplomua në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minjerave për shpimin e puseve të naftës dhe gazit.
Mbas mbarimit të studimeve të larta dhe deri në vitin 1970 punoi si inxhinjer në disa puse të naftës dhe gazit. Në këtë vit me kërkesë të Institutit të Naftës trasferohet atje ku punoi deri në vitin 1980. Gjatë kësaj periudhe Vlash Fili ishte bashkautor në një seri projektesh për shpimin e puseve të thellë dhe shumë të thellë në Shqipëri.
Vlashi jep leksione në seminaret pas universitare, të organizuara me inxhinjeër e shpimit të puseve. Po ashtu jep disa leksione, si i jashtëm, për studentët e degës së naftës në Fakultetin Gjeologji – Minjera të U. T. si dhe boton një seri artikuj shkencor në disa revista tekniko-shkencore të Shqipërisë.
Në vitin 1980 arrestohet dhe dënohet me 15 vjet burg .Denimin e vuan në disa kampe riedukimi (siç quheshin burgjet), në Bulqizë, Qafë Bari, Batër e Spaç.
Lirohet nga burgu para kohe në vitin 1986. I detyruar nga autoritetet e rrethit të Fierit ku banonte familja e tijë, jashtë dëshirës së tijë, rrikthehet me punë në naftë.
Në vitin 1998 Vlashin e nxjerin të pa punë. I detyruar nga papunësia në vitin 2000 emigroj në U.S.A. Sot jeton dhe punon në Filadelfia (Shteti Pensilvanisë).
Është i martuar ( 1966 )dhe ka dy djem. Të dy fëmijët janë të martuar.

Librat e botuar:

1- Në vitin 1972 botoj (bashkëautor) librit teknik “Shpimi i puseve të naftës dhe gazit” që shërbeu edhe si tekst mësimor për shkollat e mesme të naftës.
2- Në vitin 2000 botoj (bashkëautor me vëllanë Th. Fili), librin “Naftëtari në vite”. Libri bën fjalë për historikun e sporteve në Kuçovë. Për këtë libër Bashkia e qytetit të Kuçovës i jep titullin “Njeriu i vitit”.
3-Në vitin 2004 botoj (Albin) librin “Ju dua”, me poezi dhe fabula.
4-Në vitin 2005 botoj (Albin) librin “Gjurmë të thella” me tregime dhe novela.
5-Në vitin 2009 botoi librin me novela “Emigranti”
Etj.
Poezi dhe fabula nga poeti Vlash Fili

Zemra e nenes (sipas nje legjende)

Sa here nenen une kujtoj
Sjell ndermend nje histori
Qe ka shkuar goje me goje
Thone:E verte kjo ndodhi”

I ishte shkrepur nje djali
Lart ne mal kacak te shkoj
Vec ne cete kryetari
Zemren e nenes se tije kerkoj

Kthehet djali ne shtepi
Nenen vret, gjoksin i hap
E me zemren ne duar
Niset per ne mal me vrap!

Doli deres me nxitim
Pragun e shtepise se pa
Ne toke ra fluturim
U plagos me gjak u la

Krejt pa pritur permes dhimbjes
Vjen nje ze i ngrohte i bute
Si zeri nenes ju be
“U vrave bir? mos u ngut

Shihte rrotull i habitur
C’ishte vall kjo mrekulli
Nenen ne toke e pa te shtritur
Mbytur gjak nga thika e tij

Ishte zemra, Zemra e nenes
Qe per birin s’pushon kurre
Pas e ndjek dhe i jep jete
Si femije, ashtu dhe burre

Per ty

(Kushtuar patriotes time te shumevuajtur Vitore Stefa Leka)

Nuk e di cfar fytyre ke
Nuk e di sa e bukur je
Nuk e di a je e serte
A e bute si fushe e blerte

Me “nuk e di”, s’dua me te vazhdoj
Ne anen tjeter do ta kaloi
Shume te tjera une i di
Nga c’burime s’ka rendesi

Di qe linde prane nje lumi
Me emrin e bukur Osumi
Di qe je vajze nga Berati
Qytet buze lumit per se gjati
Shpejt jetime ti ke ngelur
Nga ca njerez “bukeshkelur”
Ata ty te vrane babane
Dhe ne jete te bene hatane
Nena jote e hidheruar
Ju rriti duke u munduar
Di qe tani , ne “pleqeri”
More fryme sic deshe ti
Por ha!… Jo ne shqiperi
Ne vendin fqinje ne Itali
Ti atje shume po punon
Per kombin tone qe renkon
Dhe se fundi ate qe di
Ajo qe ka me shume rendesi
Je Humane, Je njeri
Zemra jote safi flori

Dora e mendja s’te pushojne
Nate e dite, po te punojne
Ty te lumte! Te qofshim fale
Kombit i je bere hallall
rrofsh e qofsh per shume vjet
Kur punon , njeriu vleka
Mes shqiptaresh per shqiperine
O VITORE STEFA LEKA!

Fabula

Bilbili dhe gomari

Nje dite gomari rruges kur kalonte
Papritur bilbilin degji tek kendonte
I erdhi zili dhe filloi te pelliste
Mendja i thosh “te gjithe po i cudiste!
Ky eshte ze – i tha bilbilit
(Llaf karakteristik i nje ziliqari )
Zeri im bucet, eshte si kushtrim
Kurse zerit tend , i thone cicerim

Po- ja ktheu bilbili me zerin e vet
Kjo qe the zotrote eshte shume e verte
Por me nje ndryshim, se ne kete jete
Per mua thone “Kendon” ,
e per ty thone “Pellet”

Tregim i Vlash Filit nga “veprat” e diktatures
…Hyr në dhomën e takimit i tha oficeri i rojes.Dhoma e takimit ishte një dhomë që bashkonte dy botët, atë të lirë dhe atë të dënuarëve. Dhoma kishte katër muret dhe dy dyer në muret për karshi. Nga njëra derë, nga ajo brenda telave me gjëmba, futeshin të dënuarit, kurse nga dera karshi, të afërmit e tij. Dhomën e ndante në dy pjesë një rrjetë hekuri ku mund të futeshin pa vështirësi vetëm duart. Në njërën anë të hekurave ishte një derë që hapesh vetëm kur takimi ishte i planifikuar për dy orë. Në këtë rast të afërmit kalonin derën e hekurt dhe uleshin së bashku me të dënuarin në dy stolat e gjatë që ishin vendosur anës murit. Kurse kur takimi ishte i pa planifikura i dënuari takohesh me të afërmit nëpërmjet hekurave dhe kishin të drejtë të bisedonin për 30 minuta.
Kjo ishte dhoma e takimit, në derë të së cilës u fut Jetmiri për herë të parë në jetën e tij prej të dënuari. Sa hyri në derë pa nj ë vajzë të cilës oficeri i rojës i tha:
Ky është……….
Vajza e re, që për sytë e Jetmirit u duk shumë e bukur, u drejtua nga ai e i foli me zë të ëmbël por të ndrojtur, me duar të futura në mes hekurave dhe të zgjatura drejt tij.
Baba!. ..
Jetmiri shtangu. Ju duk se i bënë veshët dhe po e shikonte vajzën i hutuar por me sy që po i zmadhoheshin dalë nga dalë.
Baba i foli përsëri vajza jam unë bija jote, jam Jeta baba, jam gjaku yt.
Jetmiri po e shikonte i habitur, por pa guxuar ti afrohej.
Ajo më thiri mua baba, mendonte Jetmiri. Për më tepër paska emrin e nënës time. U mallëngjye dhe filloi ti afrohej ngadal. Ngriti duart dhe desh ti takonte me duart e vajzës, por nguroi. Koha e gjatë në burg i kishte mësuar shumë gjëra. Po sikur ajo mos të jetë bija ime por ….. Jo, jo nuk deshte ta besonte diçka të tillë.
Baba, nuk më beson Po këtë e njeh dhe ajo i tregoi shallin ku ai pa të qëndisur emr in e tij dhe atë të së ëmës që përmëndi vajza.
Ja shikoje baba vazhdoj ajo dhe nxori letrën e njoftimit, e hapi në faqen e parë, dhe ja zgjati atij.
Ai u afrua, mori letrën e njoftimit dhe e pa me vëmendje. Lexoi emrin dhe mbiemrin e saj. Tek atësia lexoi emrin e tij. I nguli sytë te fotografia. Ju duk sikur po shikonte Mimozën. Ngriti sytë ngadalë dhe u përqëndrua tek vajza. Po, ajo ishte, ata sy, ato buzë, ajo hundë dhe ato flokë,
I ra letra e njoftimit nga dora. Sytë ju mbushën me lot dhe pothuajse u përplas pas hekurave. E përqafoi të bijën fort dhe po kështu bëri dhe ajo. Në atë çast të dy dukeshin si një trup i vetëm. Të dy shtrënguar fort, qanin.
Babai im i shumë vuajtur.
Bija ime e dashur. Ti qënke bërë kaq e madhe dhe unë nuk e di fare qe ti ke ardhur në jetë.
Kur u shkëputën ai i mori duart e ja puthte herë njërën e herë tjetrën. Kur pushonte ai, i puthte ajo duart e tij, ato duar qe ishin zmadh uar dhe trashur nga kallot e punës.
Këtë skenë prekëse po e vrojtonte qysh nga fillimi, oficeri prezent, që kishte qëndruar tek dera. Hyri brenda thiri nën oficerin e rojës dhe nxori nga xhepi nje tufë çelsash.
Tu hapim derën foli oficeri.
Po sikur këta nuk kanë planifikim.
S’ka gjë, e mar unë p ë rsipër për të biseduar me komandantin – foli oficeri dhe futi çelsin për të hapur derën. Të njëjtën gje bëri dhe nën oficeri. (Dyert dhe portat në burg mbylleshin me dy çelësa, njërin prej të cilëve e mbante oficeri i rojës, tjetrin nën oficeri i rojës. Autori).
Me tu hapur dera e hekurt vajza u fut në pjesën e të dënuarve dhe ju hodh të atit, e përqafoi dhe e puthte ku mundëte. Po ashtu bëri dhe Jetmiri. U ulën të dy në një nga stolat e dhomës dhe pothuajse të bashkuar qanin. Ai herë e përqafonte dhe e puthte, herë shkëputesh dhe e shikonte në fytyrë duke i lëmuar flokët, fytyrën, supet, krahët. Ishte shumë i lumtur. Dukesh sikur gëzimi i kishte rënë pa pritur nga qielli.
Po me cilin erdhe kaq larg moj bijë e pyeti ai.
Me xhaxhi Gëzimin, baba. Atë nuk e lanë të takonte sepse nuk kishte të njëjtin mbiemër me ne. Ë shtë përjashta në krye të rrugës dhe po më pret mua.
Ai u mundua të shikonte nga dera e hapur, po nuk dalloi njeri.
Po mamaja përse nuk erdhi guxoi të pyeste ai.
Ajo uli kokën dhe filloi të qante përsëri.
Ajo ka vdekur shumë vite më parë, kur unë isha e vogël. Ajo më dhuroi këtë shall dhe më porositi ta tregoja ty, po qe se do të ishe gjallë dhe do të takoheshim ndonjë ditë. Ajo të ka dashur shumë ty gjithmon dhe askush nuk mundi që t?ia largoi dashurinë për ty. E dogji malli deri sa mbylli sytë.
Ai e shikonte vajzën dhe lotët i ridhnin çurk….

Posted by AGJENCIONI FLOART-PRESS 24 gusht 2009

Ndaje me miqtë/Ruaje

You must be logged in to post a comment.