VUSHTRRI,20 KORRIK 2009
Edhe në këto ditë të ngrohta vere disa OJQ po vazhdojnë të mbajnë aktivitete të ndryshme,në këtë drejtim,mjaft aktive është edhe OJQ “Ars Qendra” nga Vushtrria e cila që nga themelimi i saj vazhdimisht është duke zhvilluar aktivitete të ndryshme rinore dhe kulturore. Tani së fundi kjo OJQ është duke e organizuar kursin e gjuhës angleze në nivelin fillestar falas për të rinjtë e Komunës së Vushtrrisë, projekt ky është mbështetur nga departamenti i rinisë në MKRS. Siç bën të ditur Avdullah Bunjaku, drejtor i OJQ-së “Ars Qendra” tha se ky projekt ka për qëllim aftësimin e të rinjve vushtrrias në përvetësimin e gjuhës angleze.Hajdin ISLAMI


Recent Comments